Çeshtja e faturimit aofrfe të banorëve të Obotit gjatë përmbytjeve, vazhdon të ngjallë replika në distancë në mes drejtuesve politikë të fushatës së PD- dhe dhe PS- së për qarkun Shkodër, respektivisht Helidon Bushati dhe Ilir Beqaj. Pasi OSHEE shkodër shpërndau një deklaratë për mediat për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur në Obot sipas tyre, ka ardhur edhe reagimi politik përmes Ilir Beqaj
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I ILIR BEQAJ
Helidon! Qenke jo vetëm rrencak, por edhe pak hileqar. Sepse nuk besoj se nuk din të dallosh lekët e vjetër nga lekët e rinj, apo nuk din të dallosh lekët nga kilowatorët.
Një banor në Obot mund ta ketë jo të lehtë të kuptojë faturimin dymujor, por jo ti që të ka caktuar partia të drejtosh listën e deputetëve të qarkut Shkodër.
Për të dytën herë brenda pak ditësh OSHEE të nxjerr bllof para opinionit publik.