Prezantuesi dhe gazetari i mirënjohur Enkel Demi ka komentuar situatën në vend pas reshjeve të dëborës ditët e fundit, duke nënvizuar se Shqipëria është dhënë me koncesion. Demi shprehet se “qeveria Rama vazhdon të punojë me metodën e rrenës së kthyer në propagandë”.
“Gjithë Shqipëria është dhënë me koncesion. Një nga koncesionet që është dhënë është mirëmbajtja e rrugëve. Dhe çfarë ndodh, me paratë tona është paguar një X kompani për të mirëmbajtur rrugën e Milotit, dhe është e pa pajisur me borëpastruese dhe kripë. Pamjet që janë dhënë këto ditë në TV janë fyese për njerëzit. Nuk kanë rëndësi bindjet politike.
Qeveria ka vazhduar të punojë me të njëjtën metodë. Me metodën e rrenës të kthyer në propagandë. Ministrja mendon se duke thënë broçkulla njerëzit do të gënjehen. Këtë në fillim të programit e quajtëm “Shkërdhatokraci” duke cituar shkrimtarin Dritëro Agolli. Shkërdhatokracia vazhdoi te Aeroporti i Rinasit që sapo është dhënë me koncesion, ku qeveria i ka shtuar edhe 13 vjet këtij koncesioni. Vetëm 10 cm borë, avionët bënë ulje emergjente në Bari sepse pista nuk jepte garanci. Sepse në krye të vendit kemi shkërdhatat”, shprehet Demi.