Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur shkollën private turke “Mehmet Akif” ka ngritur në protestë këtë të premte nxënës të kolegjit dhe mësuesit e tij.
Ata mbanin pankarta kundër qeverisë në duar që shkruanin ndër të tjera “ekselenca jemi ne”, “e ardhmja jonë, e ardhmja e kombit”, “arsimi është i depolitizuar”.
Sipas tyre, vendimi që është marrë nga Ministria e Arsimit, në 3 minuta ka shkatërruar 3 vite sukses.
“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif”, tha një prej nxënësve protestuese.
Sakaq, mësuesit e kolegjit thanë se vendimi u ka shkuar pa pritur dhe pa kuptuar.
“I këshilloj të gjithë, ministren, kryeministrin, që të mësojnë se si mësohet mësonjëtorja, gjuha shqipe”, tha mësuesi.