Kryeministri Edi Rama, nga Kuçova ka prezantuar së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, buxhetin për vitin 2019 për Forcat e Armatosura. Rama gjatë fjalës së tij bëri të ditur se të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, e cila është më e madhja që është bërë në vitet e fundit.
PJESË NGA FJALA E RAMËS
Buxheti i mbrojtjes për vitin 2019, arrin në 22 miliardë lekë, ose 220 milionë dollarë, përbën një rritje në më shumë se 10% të krahasuar me këtë vit.
Mund të themi më në fund se pas shumë e shumë vitesh, lënie në hije nga vlerësimi financiar, jo vetëm që do të bëjmë një rritje, por më shumë se kaq do bëjmë një rritje të konsiderueshme.
Është rritja më e madhe e pagave e bërë në historinë e Forcave të Armatosura, por është një rritje e stër merituar. Ndoshta nuk janë në sytë e publikut çdo ditë, por në sytë e aleancës në misionet që kanë marrë pjesë na kanë bërë krenar.
Jam i bindur se ju meritoni më shumë se sa buxheti jonë që kemi rritur për vitin që vjen.