Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: Me rëndësi! Bazuar në parashikimet e Stacionit Meterologjik Ushtarak, duke filluar që sot pasdreke deri ditën e nesërme, dt.27.09.2022, Qarku ynë do të shoqërohet me reshje të nivelit intensiv dhe shtrëngata shiu të cilat mund të shoqërohen me erëra të forta dhe dalje perrenjsh të cilat mund të krijojnë edhe probleme të shkarjeve te dherave dhe bllokime periodike te akseve dhe segmenteve rrugore.
Nisur nga kjo, Prefektura e Qarkut Shkodër, ka kërkuar angazhim të shtuar të të gjitha strukturave vendore që të monitorojnë intensivisht territoret e tyre të përgjegjësisë në raste të problematikave si pasojë e rreshjeve duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet aktuale në nivel bashkie, agjensie dhe inspektoriati.
Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në menaxhimin e situatave të mundshme që mund të shkaktohen nga rreshjet dhe stuhitë me qëllim parandalimin dhe normalizimin e tyre.
Ndërkaq, iu bëjmë thirrje qytetarëve në Qarkun Shkodër të jenë të kujdesshëm në zonat me rrezikshmëri përmbytje duke rritur vigjilencën në këto zona kryesisht përgjatë 24 orëve.
Prefektura e Qarkut Shkodër, në vazhdën e punës së saj koordinuese, do të vijojë bashkëveprimin me strukturat reaguese për menaxhimin e çdo situate emergjente të mundshme që mund të përballemi gjatë këtyre orëve.