Siç ishte paralajmëruar, PD ka organizuar këtë të shtunë një marshim proteste, pas ngjarjes së rëndë në Dobraç ku humbën jetën tre persona. Protestuesit janë tubuar fillimisht në sheshin para bashkisë, për të vijuar marshimin përgjatë pedonales kryesore të qytetit.
Në krye të protestës, është një banderolë e madhe ku shkruhet “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim!”. Para nisjes së marshimit, për mediat kanë dhënë prononcime për mediat drejtues të lartë të PD- së.
Ndërkohë, protestuesit lëvizën përgjatë pedonales, duke hedhur parrulla kundër qeverisë dhe kryeministrit të vendit Edi Rama. Në fund, protesta u mbyll aty ku filloi, në sheshin para bashkisë Shkodër.