Kryeministri Edi Rama akúzon opozitën dhe Presidentin se po nxísìn komunitetin mysliman t’u bashkohet Révólucionit të tyre Imagjinar për Bajram.
Në një postim në “Facebook”, ndonëse nuk flet me emra, Rama thotë se komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përléshen për popullin e shtypúr pasi sákrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Kárakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjékës të flaktë të profetit.
Ai thotë më tej se nga java e ardhsme do hapen aktivitetet dhe tempujt fetarë, por duke nisur nesër me këmbë të mbarë për Bajram.
POSTIMI I RAMËS
Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përléshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djégur e herë me káfkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të fláktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman t’u bashkohet Révolucionit të tyre Imagjinar për Bajram??
Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre?
? PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË, VLERËSUAR E MIRATUAR PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT?⛪️
❤️ DUKE JU URUAR MEGJITHË ZEMËR BAJRAMIN BESIMTARËVE MUSLIMANË, UROJ EDHE QË HAPJA E XHAMIVE (NËN KUJDESIN E MADH TË DREJTUESVE SHPIRTËRORË TË KOMUNITETIT PËR RESPEKTIMIN E PROTOKOLLIT TË PROPOZUAR PREJ VETË ATYRE) TË JETË NJË OGUR I MIRË PAQEJE E MIRËSISH, PËR TË GJITHA KOMUNITETET DHE VETË SHQIPËRINË E SHQIPTARËT NË KËTË KOHË JO TË LEHTË?☀️