Nuk ishte e veshtire te mendohej. Sepse keshtu ka ndodhur rregullisht prej 27 vitesh te pakten. Cdo skandal eshte mbuluar nga nje gjoja skandal tjeter ne politiken shqiptare. E vecanta e rastit te fundit eshte loja e perbashket e opozites dhe pozites ose me sakte e Bashes dhe Rames. Sipas gjasave, ne kuader te marreveshjes se 18 majit.
Ceshtja “Tahiri” apo “Habilaj” u zhduk nga fokusi i politikes, i publikur por edhe opinionberjes, pra studiot “e famshme” televizive anekend vendit. Politikes i duhej nje “kauze” tjeter. Opozites ja dha “kauzen” vete mazhoranca. Eshte programi i investimeve “1 miliard” i propozuar nga Rama prej disa muajsh, por qe sot po “e sulmon” fort opozita. Ka disa dalje te lidershipit, deri edhe vete Basha per kete teme. Sot kerkoi hetim nga partneret nderkombetare dhe prokuroria per pastrimin e parave nepermjet koncesioneve qeveritare. Bukur fort! Kete duan edhe ata qe erdhen nga larg, specialistet e FBI-se. Ate pjese kane me per zemer. Por eshte e sigurte se nga “programi 1 miliarde” ata, tani per tani, do te gjejne “qenin e ngordhur”. Arsyeja eshte e thjeshte: “programi 1 miliarde” do te miratohet vetem ne fund te vitit si pjese e buxhetit 2018. Nga pervoja, zhbllokimi apo alokimi i fondeve do te behet pas muajit mars 2018. Po ashtu, shumica e investimeve jane te ndara me lote dhe natyrisht, jane te shtrira ne kohe duke kaluar nga njeri buxhet tek tjetri. Lulzim Basha si ish- minister i Transporteve, e di mire kete fakt, por keshtu i intereson te gjeje nje “kauze” te pranueshme edhe nga nderkombetaret.
Nga ana tjeter, mazhorances i duhej nje “kauze” e paster politike, qofte edhe per “par condicio”. Ku ka me mire se ajo e kreut te KQZ-se. Personalisht nuk e njoh nga afer Klement Zgurin por 20 vjet eksperience ne KQZ, jane nje domethenie e madhe per per profesionalizmin. Vec kesaj ka mbi supe edhe nje shpallje rezultate zgjedhjesh te 25 qershorit unikale ne historine e 27 viteve: asnje kontestim nga palet dhe miratim i rezultatit final me 7 vota pro. Por Zguri duhet te ike. Me shume se Rama, kete e preferon Basha. Sepse Zguri nuk eshte i PD-se dhe kjo dihet. Pavaresisht politizimit te tejskajshem te KQZ-se, Zguri mund te konsiderohet pa frike si figura me me integritet ne vite ne kete institucion. Po pse duhet te ike, cila eshte arsyeja? Sipas “versionit” zyrtar te mazhorances, ai nuk ka njoftuar antaret e KQZ per ceshtjen e nje kryebashkiaku te PD-se ne Mallakaster qe duhej te largohej ne emer te “dekriminalizimit”. PD ne rastin me te mire, po i ben nje mbrojtje anemike jo vetem Zgurit, por edhe te zgjedhurit te saj ne pushtetin vendor. Arsyeja? Shume e thjeshte: ne vend te Zgurit Basha do te dergoje nje te besuar te tij per ta patur aty (edhe si garanci ne emer te marrevshjes se 18 majit) per zgjedhjet e 2019-es por edhe ato me pas, ku me shume mundesi kryetari i PD-se do te jete kryeminister i vendit sipas rregullit te pashkruar 8+8. Pervec Zgurit, sigurohet edhe nje “kauze” tjeter me vone. Ajo qe “mbrojtjes” se kryebashkiakut te Mallakastres, sepse Rama ka paralajmeruar nisjen e procedurave per shkarkim nga Keshilli i Ministrave. E keshtu, Nje “kauze” pason nje tjeter, duke larguar vemendjen ose me sakte, duke manipuluar opinionin publik edhe me ndihmen permes heshtjes te te gjitha madiave pa perjashtim.
E gjithe kjo, nje skeme e mirekoordinuar ne mes Rames e Bashes ose me sakte, ne mes shefave respektive te Marredhenieve me Publikun. Te gjitha palet jane te kenaqura: Rama vijon i qete mandatin nen “bresherine” e akuzave te opozites, ndersa Basha “e lufton” per dite me tema te reja rivalin. Sespe prej vitesh ne Shqiperi dicka eshte e qarte: nuk vjen ne pushtet opozita e rradhes, por rrezohet mazhoranca aktuale. Por vetem pas 8 viteve ne pushtet…