Kreu i PD-së Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët komentoi shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha tha ndoshta dikush tjetër e meritonte të shpallej i pari non-grata nga SHBA, ndërsa shtoi se shpallja non-grata e Berishës nuk u jep kënaqësi, por theksoi se ky është vetëm fillimi.
“Me Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjë të tjerë të Trekëndëshit të Bermudës për tu shpallur non-grata”, u shpreh Basha.
“Me Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjë të tjerë të Trekëndëshit të Bermudës për tu shpallur non-grata. Ky është edhe meraku i Ramës. Ai Sali Berishën e tundte. Po ashtu edhe Ilir Metën, sepse ato mbanin njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin.
Ndoshta dikush duhet tjetër duhet të ishte shpallur i pari non-grata. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë do të jetë. Nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës. Por deri tani ‘non grata’ është Berisha , kjo nuk më jep kënaqësi, por ky është vetëm fillimi. Unë kur kam marrë përgjegjësinë e PD-së.
Këtyre kur u leverdis thonë ky është diktator, kur nuk u leverdis thonë fle gjumë. Sa i përket diktatorit është qesharake. PD nën drejtimin kam jetësuar në statut zbatimin e konkurrencës së brendshme, të shpërndarjes së pushteteve”, tha ndër të tjera kryedemokrati Basha.