Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka propozuar emrin e Ardi Veliajt për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mësohet se Rama ka firmosur propozimin e Xhafaj. Ardi Veliu pason në detyrën e kryepolicit Haki Çakon i cili u lirua nga detyra tre javë më parë me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.