Kazan rakie ne nje burg te sigurise se larte! Askush nuk do ta besonte deri me sot, kur nje lajm per kontrollet ne burgun e Shenollit ne Lezhe, mbuloi faqet e para te gazetave, portaleve e mediave audio- vizive.
Prej vitesh ne burgjet shqiptare jane gjetur celulare, droge, thika. Niveli i sigurise ka lene per te deshiruar gjithmone. Aq me shume, kur mjetet e mesiperme, nisur nga madhesia e tyre, mund te futeshin lehte te fshehura nga familjaret por edhe nga gardianet. Per shkak te profesionit, me ka takuar te futem si vizitor ne mjediset e burgut te Shenkollit. Kam qene deshmitar i nje kontrolli te imtesishem. Behet fjale perpara rreth 10 viteve. Kontrollet nisnin me identitetin, permes dokumentave te identifikimit. Me pas, ishte nje dhome pritjeje. Policet meshkuj kontrollin imtesisht vizitoret burra. Grata nga police femra. Kaq i imtesishem ishte kontrolli, sa duhej te hiqje edhe corapet per te pare mos ke fshehur gje ne to. Edhe ne sallen e takimit me te burgosrit, kishte prani ne punonjesve te policise, te cilet vezhgonin me shume kujdes cdo kontakt me njerezit pertej hekurave. I njejti kontroll, edhe per ushqimet dhe veshmbathjet per te burgosurit. Vetem pas ketij, kontrolli cantat kalonin tek te burgosurit.
Kjo paranteze, per te treguar dicka qe ne fakt e mendojne te gjithe: Kazanet e rakise ne burg, nuk jane futur nga familjaret! Ata nuk jane futur as pjese- pjese, pra ne fillim llamarina e me pas te saldohej e sajohej si kazan brenda rrethimeve te Shenkollit. Kazanet jane futur brenda mjediseve te burgut nga punonjes te tij. Jo vetem kaq! Edhe venia e tyre ne perdorim dhe marrja e produktit prej tyre- rakia, eshte bere ne syte e gardianeve. Edhe konsumimi i rakise eshte bere ne syte e gardianeve. Aroma e alkolit dallohet lehte, edhe nga nje distance relativisht e madhe. E vetmja gje qe mbase duhet sqaruar eshte tregtimi i rakise. Sipas gjasave, pasi eshte prodhuar brenda burgut, eshte tregtuar po aty. Nuk perjashtohet qe te jete tregtuar edhe jashte tij, me emertesen “Raki Burgu”. Pra, ka patur nje aktivitet te paligjshem financiar ne nje institucion te sigurise se larte, madje pa NIPT, pa i paguar taksa shtetit…
Natyrisht, nje pohim i tille mund te kete edhe nota humori. Aq me shume kur fjalen kazan, e kemi degjuar kaq shpesh nga kryeministri Rama duke ju referuar mediave… Tashme shpresojme se do te perdoret me rradhe, sepse dolen kazanet e rakise ne burgjet shqiptare. Por perseri mbetet kazani, sespe ky vend duket se eshte nje kazan i madh ne vetvete, me te gjithe ne qe detyrohemi te jetojme ne te. E per te qendruar ne teme, jemi bersite qe fermentohen per prodhimin e….rakise, brenda e jashte burgjeve. /ShkodraWeb/