Ish-deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku, i është përgjigjur socialistes Senida Mesi, e cila tha se Lulzim Basha është një dështak. Sipas Ulqinakut, “Rama u soll si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e d.rogës, Pëllumb Gjoka”.
“E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët. Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës”, shkruan ndërtë tjera Ulqinaku.
Mesazhi i plotë:
Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e d.rogës Pëllumb Gjoka. Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës. E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me k.riminelët. Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe k.riminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:
· Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet k.rimit të organizuar?
· Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik d.roge?
· Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së k.rimit të organizuar në Shkodër?
Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.
Në Shkodër Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur non grata, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të d.rogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës. Bashkëqeverisja e Edi Ramës me k.rimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë!
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e k.rimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U dëshët të vinit ju në pushtet që trafikantët, v.rasësit dhe përd.hunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie. PD me Lulzim Bashen është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.