Lulzim Basha duket se “e ka kapur keq” me Shkodren. Mesa duket, PD-ne e Shkodres e personifikon me Jozefina Topallin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe asnje nga deputetet e ketij qarku- dhe nuk jane pak por 5, nuk kane marre asnje pozicion ne “hisen” qe PD-se i takon ne komisionet e Kuvendit. Madje, edhe me i perfoluri per Komisionin e Shendetesise, Bardh Spahija, u terhoq ne favor te LSI-se me Petrit Vasilin. Po a nuk kishte mundesi apo kapacitete lista e Shkodres? Nese pergjigja negative, pra qe deputetet e listes se Shkodres nuk “bejne per ate pune”, pergjegjesia e Bashes do te ishte direkt dhe do te ktheheshim tek debati i listes se kandidateve qe po ai vete ja serviri me 25 qershor “bastionit” te palekundur 27- vjecar te partise se tij. Pavaresisht statures se re politike, kapacitetet e Romeo Gurakuqit nuk mund te vihen ne dyshim, aq me shume zyrtarisht me tituj shkencor Profesor Doktor. Nuk eshte me e paket eksperienca e Bardh Spahise, i cili edhe pse relativisht i pasprovuar ne politiken e larte, ka mbulur rolin e zevendesministrit te shendetesise. Edhe Lorenc Luka, ish- deputet, ish- kryetar Qarku dhe ish- kryetar Bashkie, ka jo pak kapacitete qe mund ti shpalose edhe ne kryesimin si kryetar apo nenkryetar ne nje komision parlamentar. Izmira Ulqinaku arkitekte ne profesion, por e sapo hyre ne politike, mbase mund te justifikohej mosperfshirja. E per te pestin e listes, Nard Ndoka, eshte e qarte se pas kritikave te tij publike ndaj lidershipit te PD-se, nuk do te ishte pjese e pozicioneve drejtuese ne Kuvend. Mbase, edhe si kryetar i nje partie tjeter politike, pavaresisht se pjese e deputeteve te dale nga Qarku Shkoder.
Ky anashkalim apo neperkembje qe eshte vene re edhe nga drejtues vendore te PD Shkoder, sic eshte shprehur edhe publikisht sekretari i deges Aleksander Marleci, vjen ne nje moment kur Edi Rama, ne kabinetin e ri qeveritar, i ka dhene hapesire maksimale Qarkut te Shkodres. Madje, nder 14 antare, 3 jane nga qarku Shkoder: Senida Mesi, Ditmir Bushati dhe Etilda Gjonaj si perfaqesuese e Pukes. Pozicionet jane nder me te rendesishmet si nr.2 i qeverise, Ministria e Jashtme dhe Europes dhe Ministria e Drejtesise. E gjithe kjo, kur Shkodra serish si qark, mbeshteti PD-se duke i dhene 5 deputete edhe pas 4 viteve qeverisje te PS-se, ndersa socialistet serish moren vetem 4 deputete.
Dikur flitej nen ze per marrevshje “shkembimi” ne mes bashkive “bastion” te se majtes me ato te se djathtes. Deri ne 2015-en, rezultuan thjeshte fjale. Mbase pjese e marreveshjes kurre te zbardhur, e tashme te shpallur te vdekur nga Basha, mund te jete edhe Bashkia e Shkodres ne 2019. Eshte i vetmi shpjegim logjik i anashkalimit deri ne neperkembje te Shkodres nga Basha. Kjo behet me e evidentueshme pas largimit te dhunshem te Jozefina Topallit nga politika, polemikave me kreret lokal te PD-se por edhe pakenaqesise ne rritje te nje pjese te antaresise demokrate te Shkodres. Basha duket e ka nje plan. Mbetet te shohim se cili eshte ai per…Shkodren. Mbase nuk i nevojitet me si bastion!