Pas deputetit të Partisë së Lirisë, Agron Çela, Edi Rama ka marrë një tjetër eksponent politik në Shkodër nga radhët e opozitës. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka denoncoi në Çim Peka Live se drejtuesi lokal i PAA në Shkodër i kishte shprehur se do të punonte për kandidatin socialist, Benet Beci, pas takimit që kishte zhvilluar me Edi Ramën.
Duka tha se Rama ka për qëllim të marrë bashkinë e Shkodrës ku diferenca mes dy kampeve është 20 mijë vota.
“Ka shkuar në Shkodër dhe ka marrë Gon Çelën, kam respekt për Gonin. Si ka mundësi? Edhe Shkodrën kërkon ta marrë. Është 20 mijë vota diferenca minimalisht. Kryetarin e PAA, Mark Mollën e mori. Erdhi më takoi, jam me Benet Becin, tha. I thashë liro vendin spese politikisht je kundër nesh.
Kishte takuar Ramën dhe i kishte thënë se Shkodra ka ngelë mbrapa sepse ju nuk më votoni mua, unë kam lulëzuar gjithë Shqipërinë, siç kam bërë andej, do ta bëj edhe këtu. Çfarë qëndrimi të mbajmë ne? Unë edhe këto 2-3 vite se s’besoj se do merrem më. Kështu që të tolerojnë grupi i Alibeajt dhe grupi i Berishës, sepse risku është që ne do bëjmë gropa që s’do i mbushim më. Do ketë vështirësi për të t’i mbushur këto gropa për të ardhur në pushtet, sa do të pendohen për këtë që po bëjnë”, tha Duka. /Syri TV/