Eshte hera e dyte ne 27 vite e pluralizmit qe nje kryeminister perserit veten ne nje mandate te dyte qeverises. I pari ishte Berisha ne 2005- 2013 ndersa tani po “e kopjon” Rama me vijimin e mandatit qe mori ne 2013-en. Per te qendruar tek metoda krahasimore qe ne politike eshte shume here e sakte per analiza, Rama duket me i forte se Berisha ne mandatin e tij te dyte. Mbijetesa e kabinetit “Berisha 2” u mundesua fale thithjes se nje segmenti nga e majta, pikerisht LSI-se me “4 mandatet e arta”. Rama 74 mandate i ka siguruar vetem me logon e partise se tij. Te pakten ekzekutivin, e ka te gjithin ne doren e tij, pa u shqetesuar per reagimet e mundshme te aleateve, te cilet Berishes i krijuan mjaft kosto ne 2009- 2013. Ne emer te etjes per pushtet, Berisha beri nje zgjedhje te gabuar, pa patur mundesi ta korrigjoje ne 2013, mbase edhe i penguar nga konsumi i natyrshem pas 8 viteve ne qeverisje te vendit. Rama beri zgjedhjen e gabuar mbase ne mandatin e parem por fale ketij “gabimi” Rama erdhi ne pushtet ne 2013-en, ndryshe nga Berisha qe la pushtetin permes thuajse te njejtit “gabim”. Ishte nuhatje politike e Rames, Basha luajti dobet apo duhej te zbatohej “marreveshja e pashkruar” e mandateve 1 + 1, por shefi i PS-se guxoi te dale i vetem perballe qytetareve dhe i bindi t’ja japin “timonin” i vetem per 4 vite.
Sic ka treguar edhe rasti paraardhes i Berishes, mandati i dyte eshte gjithmone me pak i suksesshem se i pari dhe torikisht, eshte ai i lenies graduale te pushtetit per 4 vite per tu pozicionuar ne nje opozite 8- vjecare. Keshtu te pakten tregon periudha 2005- 2013. Ne nje fare mase, e ka pranuar edhe vete Rama, i cili thuajse e pa pranuar deshtimin e pritshem per premtimin e bujshem: dergimin per skrap te “tepsise” se pushtetit. Ne fakt, “tepsia” ishte kryefjale e fushates dhe bashke me “timonin” si metafora pushteti, i sollen mbeshtetjen surprizuese te qytetareve me 25 qershor. Terheqja publike e parakoheshme nga ky premtim, i jep shqiptareve nje mesazh te qarte, te ngjashem me ate qe dha Berisha ne mandatin e dyte: Do te bej cfare mundem te bej, vetem kaq! Por ndryshe nga deshtimi qe i erdhi mbase Berishes nga nje aleat i majte ne qeverisje sic ishte LSI-ja, deshtimin e tij te madh Rama e parashikon nga te vetet, brenda Partise Socialiste. E ka ditur mire edhe gjate fushates, por tashme po e ripohon se “tepsia” eshte shume e veshtire te hiqet si metafore politike nga kokat e deputeteve. Madje, ne kete mandat te dyte e te fundit te ketij establishmenti socialist ne pushtet, etja per “tepsine” mund te shtohet sepse ne opozite eshte shume veshtire… Po keshtu, 74 deputete socialiste do ta kene shume me te thjeshte ne behen pjese e “tepsise” duke trokitur ne dyert e ministrave te tyre pa patur frike se mund ti prishe pune “Ilir Meta” si koncept politik i nje aleati ne qeverisje.
Qershori i pas 4 viteve me shume mundesi, do te jete finishi politik i Edi Rames ne krye te qeverise. Gjithmone sipas asaj cfare ka reflektuar keto 27 vite politika jone, pavaresisht nese Basha do te beje apo jo nje opozite te fuqishme. Por deri atehere Rama ka nje detyre te veshtire, te mbaje premtimin e dhene para te gjithe shqiptareve: perfundimin e reformes ne drejtesi por edhe celjen e negociatave me BE-ne. Nese keto do te ndodhin gjate ketyre 4 viteve, edhe skema e qeverisjeve 1 + 1 mund te permbyset. /ShkodraWeb/