Mbahet sot në qytetin e Pogradecit mbledhja mes dy qeverive asaj shqiptare dhe të Maqedonisë.
Por pak minuta para se Edi Rama dhe Zoran Zaev të nisnin mbledhjen zyrtarisht, qytetarët e Pogradecit kanë dalë me pankarta në duar me thirrje kundër qeverisë shqiptare. I pranishëm në këtë protestë ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu
“Policia që duam, qeveria e drogës, qeveria e Shullazit”, shkruhej në pankarta.
Balliu është shprehur se revolta vjen për shkak të padrejtësive të bëra nga qeveria në pushtet.
‘’Ne jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie. Bashkëpunimi me krimin e organizuar. Protesta kundër qeverisë që do të kapi edhe prokurorinë e përgjithshme për ta perdorur ate për presione politike, për koalicione në të ardhmen”, është shprehur Balliu.
[frontpage_news widget=”28067″ name=””]