Edi Rama do të jetë në Shkodër nesër (të shtunën). Tashmë agjenda është bërë publike dhe do të jetë mjaft e ngjeshur, mbi 6 orë minimalisht. E veçanta e agjendës është mungesa e një hapësire të shkurtër kohore për të takuar banorët në zonat e përmbytura të Shkodrës. Është e vështirë ti vihet një emër tjetër kërsaj zgjedhje të kryeministrit, përveç se nëpërkëmbje.
Ndërsa rreth 10 mijë hektarë tokë ishin nën ujë, ndërsa qindra shtëpi ishin të rrethuara nga uji, ndërsa dhjetra familje i braktisën ato për tu strehuar në konvikte, Edi Rama nuk denjoi të vinte në Shkodër. Jo vetëm kaq, por nuk shpalli as gjendjen e emergjencës civile sië ju kërkua jo vetëm nga pushteti vendor, por edhe prefekti i tij dhe shefi i Emergjencave Civile të Republikës.
Nesër do të jetë në Shkodër. Shefi i qeverisë ka parashikuar një sërë aktivitestesh, duke nisur me inaugurime, panaire, dëgjesa e madje edhe dreka në qytetin e Shkodrës. Por Rama nuk ka planifikuar as të hedhë sytë për të parë pasojat që lanë pas përmbytjet, të cilat në fakt akoma nuk kanë përfunduar. Qindra hektarë janë akoma nën ujë e prodhimet bujqësore kanë shkuar dëm.
Pa dashur të bëjmë “avokatin e djallit”, ajo që duhet të habisë këdo është një fragment i agjendës (do ta shihni më poshtë). Kryeministri ka parashikuar dëgjesë me pakicat serbo- malazeze në Shkodër. Natyrisht, askush nuk mund ta qortojë. Por kur nuk gjen kohë të takojë shqiptarët autoktonë të Nënshkodrës, të përmbytur nga hidrocentralet, çfarë epiteti meriton ky kryeministës?!
Kur ishte në opozitë, jo vetëm vizitonte zonat e përmbytura, jo vetëm sulmonte qeverinë e atëhershme, por “sakrifikonte” edhe duke hipur në varkë për tu njohur nga afër me pasojat e përmbytjeve. Por mesa duket, pushteti jo vetëm e ka ndryshuar, por e ka bërë të pandjeshëm edhe ndaj halleve e problemeve edhe të atyre që jetuan për mëse 1 muaj në mes të ujit, me frikën e humbjes të çdo gjëje, edhe veteë jetës…
Të gjithë ata që janë “në ankth” për të ditur çfarë do bëjë Rama nesër në Shkodër, më poshtë keni agjendën. Ndërsa familjeve në zonat e përmbytura, nuk u mbetet në dorë asnjë “armë” tjetër pët të tërhequr vemendjen e shefit të qeverisë. Por të paktën, nga 2019- a e në vijim do të kenë mundësi ta ndëshkojnë. Ndoshta jo me indiference si ai, por me votë!
Ora 09:00 Nisja nga Tirana
Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE
Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (Vendi: Shkolla industriale)
Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne
Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër
Ora 14:30 Dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez