Ramir Hadëri është drejtori i ri rajonal i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Mësohet se Hadëri ka marrë zyrtarisht detyrën, duke pasuar në këtë pozicion Serdar Hoxha.
Më herët, Hadëri ka patur pozicione të rëndësishme drejtuese në ndërmarrje e institucione në nivel lokal dhe rajonal. Ndërkohë, Hoxha, ish- kandidat i PSD- së në 2021- in, qendroi rreth dy vite në këtë detyrë.
Kjo lëvizje, është vetëm njëra nga ato që pritet të vijojnë në ditët në vijim, reflektim edhe i konfigurimit politik të pas 14 majit në Qarkun e Shkodrës.