Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki:
152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastër, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish.
Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv; 4 qytetarë nga Tirana 57-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 436
Të shtruar në spitale 186
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,209
Testime totale 1,349,680
Raste pozitive 193,075
Raste të shëruara 181,649
Raste Aktive 8,436
Humbje jete 2,990
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4379
Fier 895
Gjirokastër 486
Durrës 471
Shkodër 452
Vlorë 418
Berat 394
Elbasan 356
Korçë 255
Lezhë 180
Dibër 76
Kukës 74