Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë. Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (9 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2108
Testime totale 828,621
Raste pozitive 132,580
Raste të shëruara 130,043
Raste Aktive 81
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 29
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 9
Shkodër 6
Vlorë 6
Lezhë 3
Durrës 2
Gjirokastër 2
Kukës 1