Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi, ka reaguar paraditen e te martes lidhur me lajmet e perhapura ne media se ajo ka futur Policine e Shtetit per te nxjerre artistin Frederik Ndoci nga lokali ku kendonte. Sqarimin e saj Ademi e ka bere ne profilin e saj ne Facebook, ku shkruan: “Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku kendonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dijnë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre .
Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!! Velipoja do të kishte shumë më shumë hapsira publke për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi derguar policisë dhe insitucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk nderhyri.
Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.”, perfudnon shenimi i kryebashkiakes Voltana Ademi. /ShkodraWeb/