Grupi i aktorëve të spektaklit televiziv “Portikalli”, ka dhënë një shfaqje në shesh në Shkodër. Para dhe pas shfaqjes, ka patur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ajo që komentohej më shumë në atë që konsiderohet unanimisht si “kryeqyteti i humorit shqiptar”, ishte “guximi” për të bërë hunor në Shkodër. Ka patur edhe reagime të personaliteteve siç është shkrimtari i njohur Zija Vukaj, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodranë.
“Humor i “Portokallisë” në Shkodër. Kryefjala e kësaj porkerie të llahtarshme ishte ROPT. Fantazia regjisoriale LEPURUSH. Mjerim, vulgaritet, banalitet dhe çedukim shijesh. Mbi të gjitha, poterë shurdhuese në kryeqytetin e humorit. Rast me shit qebap.”, shkruan edhe me nota humori Vukaj.