Dritan Zagani, ish- oficeri i policise qe denoncoi i pari lidhjet e ministrit te brendshem te asaj kohe Tahiri me klanin “Habilaj” ne Vlore, ka reaguar thuajse ne triumf per arrestimin e Moisi Habilajt ne Itali per droge. Ai ka shkruajtur ne Facebook tre statuse te njepasnjeshme: “Arrestohet ne Itali kushuriri i preferuar Moisi Habilaj….nje ” bisnesmen” i ndershem nga Vlora qe me “djersen” e ballit keto 4 vite qeverisje te rilindjes rriti fitimet e bisnesit ne ca miliona euro…!
Vite me pare kur une si polic i “korruptuar” u arrestova me urdher te kushuririt te Moisiut, ministrit te asokohe z.Saimir Tahiri,,nga Saja dhe shefi i tija u tha qe une isha nje i arratisur dhe kriminel qe bashkepunoja me trafikantet dhe se kushuriri i shkrete ishte bisnesmen i paster ….!
Çfare te them me teper…jam pa fjale …vetem pres me ankth si do reagoj Shqiperia ime( shtypi dhe mediat) apo dhe vete shteti im per keto “shpifjet” qe une kam vite e vite qe i hetoja ne cilesine e policit…si dhe i kam deklaruar si fakte te fatkeqesise time para me shum se dy vite ne menyre publike….dhe u shpallen si shpifje nga te gjitha strukturat e shtetit deri te vete lartgjateaia e tije zoti Rama….!”.
Ne vijim, ka patur nje tjeter status te ndertuar me dy pyetje: “A do fillojn çunat nje hetim per sekuestrimin e pasurise se kusheririt….?????
Po Saja dhe shefi do ta mbeshtesin aksionin per sekuestrimin e aseteve te krimit….????”.
Statusi i fundit duket se ka ironizuar duke shkruajtur: “Pres me akth te madh deklaraten per kete operacionin e perbashket ku çunat arrestuan ne bashkepunim me italianet kete kushon e ish shefit…!
P.s…sa po e vonojn sot deklaraten, po me bejn merak….!”.
Dritan Zagani jeton tashme jashte Shqiperise, i marre ne mbrojtje nga sherbimet e nje shteti te huaj perendimor, por shume here ka qene ne fokusin e mediave vendase dhe te huaja. /ShkodraWeb/