Enkelejd Alibeaj i ka bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE. Alibeaj tha po ashtu se “PD lindi si parti pro-amerikane dhe anti-ruse dhe se Berisha ‘non grata’ nuk mund të jetë pjesë e saj.”.
“Skena të tilla si ato të 8 janarit nuk duhet të përsëritën më. Mendja e njerëzve të kësaj partie duhet të jetë e hapur dhe të jetë e hapur duhet të pranojmë realitetin dhe realiteti është bashkimi me ato vlera që nuk cënojnë marrëdhëniet me SHBA dhe BE dhe këto vlera nuk hidhen në votim”, tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj ka ripërsëritur edhe një herë se vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës ishte skandaloz, ndërsa tha se do të pranonte vendimin kur të fliste Apeli.
“Kur gjykata flet përfundimisht të gjithë heshtin dhe zbatojmë vendimin”, tha Alibeaj