Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha se takimet me Këshillin Politik për reformën zgjedhore do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke konfirmuar kështu se palët nuk kanë arritur ende konsensus.
Në daljen për gazetarët, zonja Kim tha se nëse palët arrijnë konsensus përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është i mirëpritur ky konsensus, por shtoj se nuk mund të pranohen propozimet në kundërshtim me këto rekomandime.
“Sikurse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Mes tyre është reforma zgjedhore, e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe qëllimi ynë nesër, është që Shqipëria të mund të përmbushë të gjitha rekomandimet në mënyrë që të jetë anëtare në BE.
Nëse Partitë arrijnë konsensus përtej përmasave. Nëse konsensusi për të cilat ODIHR nuk ka rekomanduar, palët nuk duhet të arrijnë tek këto kërkesa. Sikurse kam thënë, Shtetet e Bashkuara duan që Shqipëria të jetë në BE”- tha ambasadorja Yuri Kim.