Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës. Mësohet se seanca për ish-kryeministrin është vendosur për ditën e nesërme në orën 14:30.
Kujtojmë se seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe u prit të riniste sot n orën 18:00, pasi siç raportohet, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet.
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.
Po ashtu mësohet se edhe avokati Sokol Mengjezi ndodhej në gjykatë me prokurë të posaçme në mbrojtje të ish-kryeministrit Berisha.