Regjisori i “Portokallisë” Altin Basha, ka fituar çmimin si “regjisor i vitit” për shfaqjen “Made in Albania” në ndarjen e çmimeve “Kult”.
Pas marrjes së çmimit ai është shprehur se momentalisht po jeton mes dy botëve: të teatrit dhe të televizionit.
“Për momentin, jam pak i zënë ngusht sepse jetoj mes dy botëve. Televizioni më merr kohën më të madhe tani për tani por besoj se ka ardhur koha ti rikthehem dashurisë time më të madhe, teatrit”- ka thënë Altin Basha.
Nisur nga kjo, ai na ka futur në dyshime nëse do të heq dorë nga Portokallia apo jo. Pasi duke u bazuar në fjalët e tij ai mund të lerë këtë program për t’ju përkushtuar teatrit gjithësesi kjo mbetet për tu parë./blitz.al/