Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranës, ku një person i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Policia bën me dije se 65-vjeçari me iniciale R.V, në banesën e tij në zonën e Kasharit, është vetëhelmuar me fostoksinë. Edhe pse ai është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, nuk ka mundur që të mbijetojë. Nga të dhënat e para, dyshohet se akti i rëndë nga 65-vjeçari është kryer në gjendje të rënduar psikologjike. Lidhur me ngjarjen, blutë e Tiranës bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për ndjekje të mëtejshme. /Gazeta Express/