Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 37 vjeç, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi E. O., se 37-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar një banesë në emër të tij.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Golem, K. K., 52 vjeç, banues në fshatin Domen, D. N., 40 vjeç, banues në fshatin Bardhaj dhe G. M., 54 vjeç, banues në fshatin Prekal, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.