Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho i ka bërë thirrje personave mbi moshën 65-vjeç që të shmangin përdorimin e transportit urban.
Dasho ka komentuar fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku qytetarët e shumtë janë dyndur në autobuzat e linjave kryeqytetase për të shkuar në punë apo shtëpi.
Por sipas tij, fotot e qytetarëve që rrinë afër njëri-tjetrit, pa maska përbëjnë shqetësim për përhapjen e të infektuarve nga COVID-19.
“Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave”- thekson ai.
“REKOMANDIM URGJENT!!!
Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!
Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.
MBRONI VETEN!!!”, thekson Erion Dasho