Rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi” bën me dije se me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit 7421/1, datë 14/11/2022, aktivizohet programi i ciklit të tretë të studimit “Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm”. Në këtë doktoratë mund të aplikojnë kandidatë nga fusha e Ekonomisë dhe Turizmit ose nga fusha të ngjashme dhe/ose të ndërlidhura me fushën e doktoratës, si në:
Shkenca Shoqërore
Shkenca Humane dhe Arte
Shkenca Natyrore
Shkencat e Shëndetit
Njoftimet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim gjenden në faqen zyrtare të Universitetit. Rektorati u uron të gjithë kandidateve suksese në aplikimet e tyre.
Shumë shpejt do të japim njoftimin edhe për hapjen e programit të doktoratës në gjuhën shqipe, ku do të përfshihen kandidatë edhe nga fusha të tjera të studimit. /Njoftim i Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” për hapjen e programi të ciklit të tretë të studimit/