Në kuadër të remonteve dhe riparimeve të defekteve në disa zona, OSHEE, njofton të gjithë abonentët se ditën e mërkurë, me datë 15 Dhjetor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa nënstacione dhe zona të Qarkut të Shkodrës.
Sic bëhet me dije nga OSHEE, do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 10:00 – 13:00 për shkak të remontit që do të kryhet në N/stacionin 220 kv në Koplik.
Për këtë arsye do të mbeten pa energji, N/Stacionet Shkodra 3, Vrakë, Dobrac, Koplik 35/6 kv, Bajzë, Vukpalaj, Koplik 220 kv.
Në rajonin e Shkodrës do të ketë ndërprerje të energjisë në lagjet : Kiras, Fshati Lopcej, Dobrac, Ndërmarrja e Pularisë Shtoj i ri, Shtoj i vjetër, Boric, Bashkia Koplik, qyteti i Koplikut, dhe të gjithë zonat përreth.
Gjithashtu mungesë të energjisë elektrike do të ketë edhe në Tamarë dhe Selcë. OSHEE fton konsumtatorët të mirëkuptojnë këtë ndërhyrje të detyruar për shkak të remontit