Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku alpinisti shqiptar, Mefail Guri ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. 57-vjeçari i lindur në Shkup, humbi jetën pasi ra nga një lartësiu mbi 10 metra, teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi.
Incidenti që i mori jetën alpinistin shqiptar ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Lajmi për ngjarjen e rëndë është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.
Ai kishte udhëtuar drejt Greqisë së bashku me një pjesë të anëtarëve të Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi. Dyshohet se alpinisti shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.
Njoftimi i plotë i ministrisë:
Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të SH.B.E. “Shkupi” udhëtuam në Greqi për tu ngjitur në malin e Olimpit. Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Guri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10m. Pasi qe ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej . Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej 2 minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë te cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat te keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”. Mefail Guri, nga Shkupi, ishte lindur vitin 1962 në Maqedoninë e Veriut. Shkaku i vdekjes pritet të mësohet nesër pas kryerjes së autopsisë në Selanik, ndërsa sipas informatave fillestare, ka të ngjarë që alpinisti Guri të ketë pësuar atak në zemër.