Pas dy ditëve relativisht të qeta, problematika e pëmbytjeve rikthehet sërish në Shkodër. Ditët me diell dhe me temperatura të larta, jan kanë lënë vendin reshjeve të shiut, ndërsa temperaturat janë sërish të larta. Situata bëhet problematike pasi që nga terreni raportohet edhe fryrja e lumit Kir, i cili jo rradhë ka ndikuar në përmbytjen e zonës në ish- Komunën Rrethina. Nga ana tjetër, shtimi i prurjeve të Kirit ndikon edhe në shtratin e Drinit e të Bunës, rrjedhimisht edhe në liqenin e Shkodrës.
Niveli i ujit në zonat e përmbytura ka nisur të rritet sërish, bashkë me sipërfaqen nën ujë. Zonat më të rrezikuara jane NJA Ana e Malit, Dajçi e tanimë me fryrjen e Kirit, mund të ketë probleme edhe në NJA Rrethina. Po ashtu punimet në rrugën Shkodër- Velipojë dhe reshjet e shkarkimet nga HEC-et, mund të krijojnë probleme edhe në NJA Berdicë.
Edhe nga HEC-et lajmet nuk janë të mira. Krahasuar me 24 orë më parë, janë shtuar shkarkimet nga portat: nga 200 m3/sek në 500 m3/sek pa llogaritur agregatet që punojne me kapacitet të plotë. Një e dhënë tjetër lidhet me HEC Koman, ku kanë nisur të shkarkohen 400 m3/sek, gjithmonë sipas të dhënave zyrtare nga vete hidrocentralet. Kjo do të thotë se edhe ne Koman situata nuk është pozitive sa i takon nivelit të liqenit. ©ShkodraWeb