Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku u ekzekutua pranë banesës së tij në lagjen Kiras 57 vjeçari Ismet Çekorja, në qytet ka zbarkuar RENEA. Ka qenë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, që ka kërkuar ndërhyrjen e forcave RENEA mbrëmjen e së premtes për të bërë kontrolle në ambjente të ndryshme dhe ndaj personave të dyshuar apo që mund të keni dijeni, për vrasjen e Ismet Çekorja.
Burime bëjnë me dije se përgjatë operacionit të zhvilluar për disa orë, janë shoqëruar 15 persona, në cilësinë e të dyshuarve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Me stë shoqëruarve, ishte edhe 25- vjeçari, të cilit iu bë atentat në lagjen Rus të Shkodrës dhe ku i dyshuar si autor është djali i viktimës Ismet Çekorja, ceremonia varrimit të të cilit është ditën e sotme.
Në vendin dhe përreth zonës ku ka ndodhur krimi në lagjen Kiras të Shkodrës, ku viktima edhe banonte, ndodhen disa kamera sigurie, por vëzhgimi i hetuesve, ka rezultuar se disa prej tyre nuk kanë funksionuar, ç’ka ka vështirësuar ndjekjen e itinerarit të autorëve.