Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin. Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.
Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë
Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet. /Njoftim për mediat i Autoritetit Rrugor Shqiptar/