Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 23.01.2021, ora 11.30, situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 11.30, shënon kuotën 5.50 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi zbritje të nivelit të ujit me 16 cm.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 11.30,shënon kuotën 8.00 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi zbritje të nivelit të ujit me 1 cm.
• Hidrometri i lumit Drin në orën 11.30,shënon kuotën 6.25m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi zbritje të nivelit të ujit me 8 cm.
• Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 708 Ha
1. Tokë e pakultivuar 188 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 505 Ha
3. Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15 cm, është e kalueshme me vështirësi me mjete te ulëta.
2. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 85 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 360 Ha
• Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 100 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
• Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021