Reshjet e diteve te fundit ne Veri te vendit, kane rritur prurjet ne hidrocentrale. Rrjedhimisht, jane shtuar edhe shkarkimet nga digat e hidrocentraleve.
Vitet e kaluara, mjaft zona te Shkodres jane perfshire nga permbytjet duke krijuar probleme te shumta per bujqesine dhe banoret e tyre. Lidhur me situaten, KESH ka publikuar informacionin me poshte per situaten diten e sotme.
Prurjet natyrore në kaskadë janë 1481 m3/s.
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
•Hec Fierzë 270.23 mmnd,
•Hec Koman 172.27 mmnd,
•Hec Vau Dejës 74.60mmnd
Prodhimi në të tre HEC-et është :
* Hec Fierzë, 1610 MWh (ditor)
* Hec Koman, 7210 MWh (ditor)
* Hec Vau Dejës, 4130 MWh (ditor)
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.