Informacion në lidhje me situatën e krijuar në territorin e Bashkisë Shkodër nga reshjet e shiut, borës dhe erërat e forta gjatë natës 28.12.2020.
Reshje të shumta shiu dhe bore, shoqëruar me erëra të forta kanë shoqëruar natën e 28.12.2020. Rruga nga Qafa e Thores është e pakalueshme. Borë ka rënë edhe në segmentin e Malit të Shoshit çka ka vështirësuar kalimin edhe në këtë segment rrugor. Nuk ka probleme apo dëme në bujqësi, sera etj.
Ka rritje të kondiderueshme të nivelit të lumenjve (Dajç 4.26; Liqeni 6.5) çka flet për prurje shumë të mëdha ujrash dhe që kanë shkaktuar probleme të erozionit. Përgjatë lumenjve, Kir, Drin dhe Bunë ka erozion të fortë dhe konkretisht në fshatin Bardhaj NJA Rrethina, fshati Bërdice në NJA Bërdicë dhe më pak në NJA Dajç dhe Ana e Malit.
Po ashtu në disa segmente kanalizimesh, ka bllokime të ujrave dhe rritje të nivelit të tyre, kryesisht në NJA Postrribë. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në NJA Velipojë, NJA Dajç. Për të gjitha këto, është ngritur një grup pune i cili është në proces inspektimi dhe po përgatiten dhe ndërhyrjet apo trajtimi përkatës sipas rastit.
Në informacionet që do të pasojnë gjatë ditës, do të kemi të dhëna më të zgjeruara edhe foto për çdo rast të evidentuar. /Publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në Facebook/