Kjo verë e nxehtë, me temperatura të larta, nuk mund “të mposhtet” askund më mirë se pranë detit. E kur përmend detin, mendja të shkon tek Velipoja me ujin e kristaltë dhe rërën kurative. Për të kaluar pushimet në Velipojë, mos kërkoni kot. Nuk ka alternativë më të mirë se Resort “Freskia”, pikërisht ashtu siç ka edhe emrin.
Në aktivitet që nga viti 1998, me një eksperiencë të pakrahasueshme, me standarte që e bëjnë unik edhe përtej Velipojës, Restort “Freskia” ofron çdo gjë për pushime të paharruara, në çift apo me familje por edhe me miqtë e të njohurit tuaj. I gjendur në vijën e parë, fare pranë detit, ndërtesa 4 katëshe ka në dispozicion të pushuesve 57 dhoma gjumi, standarde dhe me pamje nga deti, me ashensor për komoditetin tuaj sa më të madh.
Në Resort “Freskia” do të jetoni një eksperiencë unike dhe do të kërkoni të jeni çdo vit mysafirë për të kaluar pushimet tuaja. Mundësitë që ofron kuzhina janë të shumta, me paketa “half board”, vetësherbim. Në dispozicionin tuaj janë restoranti, Beach House (lounge bar) me menunë më të larmishme të koktejleve në Velipojë dhe Beach Bar, të përgatitura dhe të servirura nga banakierët e kamarierët më të specializuar.
Kuzhina ofron një shumëllojshmëri produktesh mesdhetare, të përgatitura nga një shef me shumë eksperiencë në Zvicër, Gjermani, Itali etj. Ju mbetet vetëm ta zgjidhni dhe ta shijoni. Resort “Freskia” ju mirëpret në plazhin e Velipojës, duke i zbukuruar pushimet tuaja në pjesën më të bukur dhe të paprekur të Adriatikut.