Ja 55 ngjarjet kryesore të marsit 1997:
1. Data 1 Mars 1997: PS shpall si të paligjshëm lidershipin e Partisë Demokratike, si qeveri kriminale. Përpilohen “listat e zeza” të njerëzve që futën Shqipërinë në luftë civile. Ndërpriten transmetimet e “BBC” dhe “VOA” në Shqipëri, në mospajtim me pasigurinë e krijuar prej sundimit të Sali Berishës.
2. Data 1 Mars 1997: Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia.
3. Data 1 Mars 1997: Persona me maska nga Vlora, marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku djegin godinat e policisë dhe SHIK. Shpërthejnë burgun, duke lënë të lirë qindra kriminelë. Rrëmbejnë 400 armë dhe i vënë flakën librarisë së qytetit. Shkatërrojnë INSIG-un.
4. Data 1 Mars 1997: Nën drejtimin e Arben Imamit, sulmojnë marinën luftarake Sarandë dhe e pushtojnë atë, duke ngritur flamurin grek, me spotin “Saliu, qen dhe kriminel fashist”
5. Data 1 Mars 1997, mbasdite: Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë, Arben Imami shpall çlirimin e Jugut të Shqipërisë.
6. Data 2 Mars 1997: Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazidede, i cili urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin, për një afat të pacaktuar.
7. Data 2 Mars 1997: Gjeneral Gazidede, jep urdhër të mos botohen gazetat, për të mos publikuar krimet e pushtetit “Berisha”. dhe
8. Data 2 Mars 1997: Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura.
9. Data 2 Mars 1997: Digjet me urdhër të Berishës, redaksia e gazetës “Koha Jonë”.
10. Data 2 Mars 1997: Studentët e Vlorës lëshojnë ultimatumin: “Nëse deri në orën 17:00 nuk plotësohen kërkesat tona, forca të armatosura nga Vlora, do të sulmojnë Tiranën”.
11. Data 3 Mars 1997: Sali Berisha vet-zgjidhet President i Republikës vetëm me votat dhe duartrokitjet e deputetëve të PD-së.
12. Data 3 Mars 1997 : Pas vet-zgjedhjes së Sali Berishës si president Republike, shpërthejnë revoltat në Vlorë dhe Tepelenë dhe qendrat kryesore të rebelimit.
13. Data 4 Mars 1997: Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Që nga data 1 Mars, vriten 19 persona
14. Data 4 Mars 1997: Në Shkodër, ushtria kapitullon dhe dorëzon repartet e depot ushtarake.
15. Data 4 Mars 1997: Në Sarandë, bandat patrullojnë detin me anijet e marinës, qyteti shpall autonominë, duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë.
16. Data 4 Mars 1997: Në Qafë-Gjashtë të Sarandës, një agjent i SHIK me emrin Gjergj Mehmeti digjet i gjallë, ndërsa njëri merret peng.
17. Data 4 Mars 1997: një efektiv me 50 ushtarë bashkohet me rebelët, 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali.
18. Data 5 Mars 1997: Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete. TV grek “Mega” në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaron : “Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë.
19. Data 5 Mars 1997: Partia Socialiste i bën të ditur Presidentit Berisha, platformën e saj për zgjidhjen e krizës në këto pika : – Një tryezë e rrumbullakët midis forcave kryesore politike. – Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, për të shmangur luftën civile. – Formimi i një qeverie teknike për zgjidhjen e krizës.
20. Data 6 Mars 1997: Skenaristi i hapjes së depove të ushtrisë Sali Berisha, fton partitë politike në një tryezë të nënshkruajnë një deklaratë, për të dënuan shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve.
21. Data 6 Mars 1997: Nën drejtimin e Arben Imamit, krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, kanë vendosur të sulmojnë dhe çlirojnë në darkë Gjirokastrën, duke mos i lëshuar postoblloqet e komiteteve.
22. Data 6 Mars 1997: Sulmohet Aeroporti Kombëtar i Rinasit nga fshatarë të zonave përreth. Data 6 Mars 1997: Plaçkitet në mënyrë barbare Universiteti Bujqësor i Tiranës.
23. Data 6 Mars 1997: Me urdhër të gjeneral Arben Imamit, zhvillohet gjyqi popullor i 3 robërve, të kapur në sheshin kryesor të Sarandës, punonjës të SHIK-ut dhe me origjinë veriore, ndërkohë që në Vlorë bilanci i viktimave shkon në 25.
24. Data 7 Mars 1997: Shpartallohet dhe dorëzohet me urdhër të ministrit Zhulali, divizioni ushtarak i Gjirokastrës. Mjetet ushtarake bien në duart e bandave dhe të komitetit ushtarak të qytetit.
25. Data 7 Mars 1997: Në Vlorë, komitetet nuk i lejojnë banorët të largohen nga qyteti, i udhërojnë të luftojnë kundër shikasve me origjinë nga veriu.
26. Data 8 Mars 1997: Presidenti Berisha organizon një mbledhje me të gjitha partitë lidhur me krijimin e qeverisë së re.
27. Data 9 Mars 1997: Dorëzohet pushtet-sundimi “Berisha”, formohet Qeveria e Pajtimit Kombëtar, me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.
28. Data 9 Mars 1997: Komiteti i Shpëtimit të Vlorës, përshëndet marrëveshjen e 9 marsit. Fondacioni Amerikan për Evropën Lindore i drejton një letër ambasadës shqiptare në Amerikë ku deklaron: “Është naivitet i madh të mos e kuptosh se Komiteti i Vlorës dhe udhëheqësit e tij janë të frymëzuar nga mafia e tipit komunist dhe të KGB-së”.
29. Data 10 Mars 1997: Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve.
30. Data 10 Mars 1997: Në Kuçovë, komitetet marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit “MIG”.
31. Data 10 Mars 1997: Ambasada Amerikane përshëndet marrëveshjen e 9 marsit 1997.
32. Data 11 Mars 1997: Persona të armatosur, sulmojnë repartet ushtarake në Kukës. Drejtuesit e Divizionit të Kukësit kërkojnë leje nga Ministri i Mbrojtjes Zhulali, për të hapur zjarr mbi popullin dhe për të mbrojtur repartet.
33. Data 12 Mars 1997: Presidenti Berisha dekreton Qeverinë e Pajtimit Kombëtar.
34. Data 12 Mars 1997: Qytetarët e Kukësit braktisin qytetin, për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin dhe po pushton Shqipërinë, me urdhër të Sali Berishës, vijnë dy tanke drejt vijës së kuqe të kufirit, të cilët sulmojnë doganën shqiptare të Morinit. Gjithashtu shpërthehen depot në Korçë dhe Lezhë.
35. Data 13 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino, ju kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë ushtarake për zgjidhjen e krizës.
36. Data 14 Mars 1997: Dorëzohet Berisha, Franz Vranitski, emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Në ekranin e TVSH, shfaqet thirrja Atdheu në rrezik!
37. Data 15 Mars 1997: Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar”. Krijohet “Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit”. Fillon çarmatimi i bandave në Elbasan. 10 persona vriten nga të shtënat në Tiranë.
38. Data 16 Mars 1997: data 16 Mars, shpallet “Ditë Zie Kombëtare” në nderim të viktimave të rebelimit.
39. Data 17 Mars 1997: Presidenti Berisha dekreton amnistinë për 51 të burgosur.
40. Data 18 Mars 1997: Një Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme, kërcënon qeverinë “Fino”, se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit.
41. Data 19 Mars 1997: Zhvillohet në Tepelenë Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik. Kërkohet vrasja e Sali Berishës, njoftohet marshimi drejt Tiranës për ekzekutimin e Berishës.
42. Data 21 Mars 1997: Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar, me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve, deklarojnë se u ka dhënë leje Sali Berisha, por Berisha kërkon në media ndihmë ushtarake prej Turqisë.
43. Data 21 Mars 1997: Shefi i SHIK, Bashkim Gazidede, në seancë në parlamentare, akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Data 21 Mars 1997: Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave, lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00, bëhen atentate të panumërta me eksplozivë dhe vriten 5 persona.
44. Data 22 Mars 1997: Situata në Sarandë, Berat dhe Gjirokastër kontrollohet nga bandat e armatosura, në spitalin e Tiranës 40 fëmijë shtrohen me plagë të rënda nga eksplozivët.
45. Data 23 Mars 1997: Komitetet vendosin kontrollin mbi Portin e Durrësit, shteti largohet nga drejtimi i tij.
46. Data 24 Mars 1997: Që prej datës 12 mars, 46 persona kanë mbetur të plagosur dhe 3 kanë mbetur të vrarë në Kukës nga gjuajtjet me armë.
47. Data 25 Mars 1997: Vriten 3 policë në Vlorë. Në Sarandë bëhen përpjekje për të rivendosur rendin dhe ligjin. Vazhdon situata e rënduar në Berat e Gjirokastër. Vritet një polic në Burrel, kurse kolegu i tij plagoset.
48. Data 26 Mars 1997: Ish-shefi i SHIK Bashkim Gazidede, deklaron në parlament, për një plan të qeverisë greke, i quajtur “LOTOS” që kishte qëllim “Çlirimin e Vorio-Epirit” nga sundimi shqiptar, me anë të një rebelimi të armatosur”.
49. Data 26 Mars 1997: Sali Berisha akuzon qarqet greke në Greqi dhe SHBA, si dhe Nicholas Gage (person non-grata në Shqipëri dhe i akuzuar si financues i masakrës së Peshkëpisë) si financuesit e këtij plani grek.
50. Data 26 Mars 1997: Sali Berisha akuzon Kiço Mustaqin, ish-komandant i ushtrisë dhe Gramoz Ruçin, se i kanë dhënë informacione tepër sekrete “ASFALISË” greke (shërbimi sekret grek) lidhur me organizimin e ushtrisë shqiptare..
51. Data 28 Mars 1997: Në kanalin e Otrantos, një anije shqiptare sulmohet nga marina italiane dhe fundoset, bilanci është 82 të vdekur
52. Data 28 Mars 1997: Në fshatin Levan të Fierit, ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997 me 24 persona të vrarë nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit.
53. Data 28 Mars 1997: Bilanci i kësaj dite është mbi 110 të vdekur në mbarë vendin, Kombet e Bashkuara miratojnë rezolutën Nr. 1101 për ndihmë humanitare ndaj Shqipërisë.
54. Data 29 Mars 1997: Vriten 5 persona në Shkodër dhe 8 në Berat, 69 persona plagosen në Kurbin nga shpërthimet e bombave dhe goditjet me armë.
55. Data 31 Mars 1997: Shpallet Zi Kombëtare në nderim të viktimave të Kanalit të Otrantos. Qeveria italiane dërgon ngushëllimet e veta mbi tragjedinë. Ismail Kadare deklaron në një media italiane se “është i tronditur nga kjo tragjedi dhe se autoriteti i qeverisë dhe Presidentit duhet të rivihet në vend”.