Xheni Halili, ishte drejtuese e FRESSH-it dhe ish- këshilltare bashkiake e PS-së në Shkodër, ditën e sotme është shpallur fituese garës për drejtuese të NJVKSH-së Shkodër. Përveç se mjaft aktive në rradhët e të rinjve socialistë të Shkodrës, Halili mbahet mend edhe për një deklaratë të fortë publike dhe shumë të guximshme në rrjetet sociale ndaj ministrit Arben Ahmetaj në vitin 2016, pikërisht në ditën e përvjetorit të 26-të të themelimit të Partisë Socialiste.
“Nuk më tërhoqi asnjë fjalë e thurur bukur aq shumë sa mbiemri Ahmetaj. Po the Ahmetaj i ke thënë të gjitha. Palaçoja i PS e shumë të tjerë si ai. Unë besoj se Partia Socialiste për të cilën iu bashkova Betejës, kam ecur me kokën lart, sepse i kam ditur kufijtë e mi, dhe aq sa kam premtu kam ba (kam dëshmitarë kur kam premtu) do Luftoj shumë për të, se kur them ia dalim dhe fitojmë”, shkruante asokohe Xheni Halili, por nuk e mbyllte me kaq.
Ajo ishte aq e bezdisur dhe e neveritur nga prania e Ahmetajt në PS saqë bënte edhe një premtim burrneshash: “Ne ia dalim dhe fitojmë, por nqs Ahmetaj e disa palaço si ai janë prapë më 2017, fjalë burrneshash: Unë, Xheni Halili, Heq Dorë! Unë TërhiqemM! S’asht Ky Ideali Jem, S’ash Kjo Partia Jeme!”, do të shkruante Xheni Halili.
Por brenda pak orëve, pas bujës që mori në media deklarata e saj, Xheni Halili do të bënte një tërheqje, përsëri përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kam që dje që vetëm lexoj emrin tim nëpër media sikur çka u tha! Trinitrotoluene! Kështu paskam qënë. Dakord. Gjetët material, e morët, dikush e përpunoi e dikush jo, e publikuat = media. Gjithsesi, nuk më duket të keni lexuar diçka të re në atë që unë kam shprehur veç linçimit që i hapa vetes. Unë, me vullnetin tim të lirë, kam aderuar në PS sepse besoja, dhe dua të besoj akoma se kjo është partia e së ardhmes, e cila, e nxori atë nga një hap para greminës.
Për këdo që ka pyetur: Jam shprehur pa efekte lajthitjeje; nuk kam pasur kërcënime; nuk më dëbuan nga partia e as nga misioni im në FRESSH. Jemi parti me baza demokracie, secili ka mendimin e tij të lirë. Pa dashur të zgjatem, do vazhdoj të jap për Partinë Socialiste, nga ajo çka unë përfaqësoj, nga ai ideal që unë kam lindur e jam rritur. Besoj në një Shqipëri më të mire”, shprehej më pas Halili. /ShkodraWeb Media/