Të prodhosh karburant nga plastika e pariciklueshme dhe nga energjia e rinovueshme nëpërmjet një procesi termik konvertimi në mungesë të oksigjenit pa djegie, tani është e mundur.
Një zgjidhje vjen nga GRT Group, shoqata zvicerane që operon në sektorin financiar dhe që në 2019 do ta bëjë realitet në Itali.
“Nevojitet të vazhdojmë të investojmë në kërkimin dhe në zhvillimin e kësaj teknologjie për të përballuar në mënyrë efikase dhe konkrete sfidat e ambientit- komenton Luca Dal Fabbro, administrator i GRT Group dhe zëvendespresident i Circular Economy Network- duke ripërdorur plastikë të pariciklueshme, për transformimin e saj në ecofuel në ndihmë të ambjentit, por rruga për një të ardhme të qëndrueshme është akoma e gjatë dhe një sfidë e vërtetë mbetet ajo për të orientuar industrinë dhe ndërmarrjet drejt paradigmës së ciklueshme, një model jo vetëm i qëndrueshëm por edhe fitimprurës për biznesin. Vitin tjetër do të ndërtojmë në Itali impiantet e para, të mëdha sa një fushë tenisi. Në këtë impiant do të hyjnë shishet dhe qeset të cilat do të bëhen karburant.”.
1 ton plastike do të prodhojë 900 litra karburant’ shton Dal Fabbro.