Banore të Reçit i kanë premtuar kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj rezultat më të lartë se ai i vitit 2017 për Partinë Socialiste dhe deputetin Paulin Sterkaj.
Hysen Hysaj si reçjan ka kërkuar para banorëve mbështetje për Partinë Socialiste dhe deputetin Paulin Sterkaj më 25 Prill, pasi vetëm në këtë mënyrë i sherbehet punësimit, zhvillimit të turizmit dhe përmirësimit të infrastrukturës me synimin e kthimit të Reçit, Qafgradës dhe lagjeve të tjera në atraksione turistike.
Ndërsa kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj në pergjigje të interesimit të banorëve ju ka premtuar ndërhyrje në rrjetin përcjellës të energjisë elektrike, në ujësjellësin e fshatit dhe asfaltimin e dy segmenteve rrugore që lidhin qendrën e Reçit me dy objektet e dy besimeve fetare.
Disa prej banorëve që diskutuan gjatë takimit i kanë shprehur siguri kreut të Bashkise Tonin Marinaj së Reçi dhe lagjet e atij fshati me 25 Prill do të votojnë masivisht për Partinë Socialiste dhe kandidatin e Partisë Socialiste Paulin Sterkaj. Në takim kanë përshendetur banorët dhe kryetari i Partise Socialiste Lulzim Zaraj dhe administratori i Njësisë Administrative të Shkrelit Sali Hoxha.