Mbyllen sot të gjitha ndeshjet e ndalesës së tretë të Ligës së Kampioneve. Juventusi mposhti pa probleme Ferencvaroshin e lojtarit të Shqipërisë Myrto Uzuni 1-4 në Hungari. “Zonja e Vjetër” fitoi me dopietat e Moratës dhe Dibalës duke bindur kritikët pas rezultateve zhgënjyese në kampionat dhe humbjes me Barcelonën.
Megjithatë, Ferencvaroshi u mjaftua me golin e nderit ndaj bardhezinjve. Ishte pikërisht Uzuni ai që nxori pastër shokun e ekiput Boli në fund të lojës. Për 25-vjeçarin, pavarësisht humbjes, takimi me Juventusin merr një vlerë të veçantë pasi kjo ishte ndeshja e parë në fazën finale të Ligës së Kampioneve, për më tepër që anësori i Shqipërisë kishte pak ditë që kaloi koronavirusin.
Fiton dhe Barcelona ndaj Dinamos së Kievit 2-1 në shtëpi duke grumbulluar pikë të plota në 3 ndeshjet e para të kompeticionit. Nënkampionënt e Europës PSG-ja zhgënjyen ndaj Lajpcigut duke u munndur në Gjermani me rezultatin 2-1. Parizienët nuk kishin asnjë prej yjeve: Nejmar, Mbape dhe Ikardi.
Më poshtë rezultatet e takimeve të mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve: