Garë e fortë për votat e 195 pedagogëve që morën pjesë në votimin për rektor të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ndërsa 3 pedagogë nuk kanë mundur të votojnë pasi janë jashtë vendit.
Me vetëm 3 vota, Tonin Gjuraj ka fituar mbështetjen e pedagogëve, ndërsa sipas fakulteteve, rezultati i votmit, pas numërimit të votave, është si më poshtë:
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
-Rajmonda Këçira 31 vota
-Tonin Gjuraj 16 vota
-Të pavlefshme 1 votë
Fakulteti Ekonomik
-Rajmonda Këçira 7 vota
-Tonin Gjuraj 23 vota
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-Rajmonda Këçira 12 vota
-Tonin Gjuraj 9 vota
-Nertila Ljarja 1 votë
Fakulteti i Shkencave te Edukimit
-Rajmonda Këçira 13 vota
-Tonin Gjuraj 25 vota
Fakulteti i Drejtësisë
-Rajmonda Këçira 19 vota
-Tonin Gjuraj 2 vota
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
-Rajmonda Këçira 8 vota
-Tonin Gjuraj 18 vota
TOTALI
-Tonin Gjuraj 93 vota
-Rajmonda Këçira 90
-Nertila Ljarja 1 votë
-Pavlefshme 1 votë
Siç dihet, kandidati Gjuraj ka kontestuar 4 pedagogë të Juridikut, që sipas tij nuk kanë patur të drejtë vote pasi janë pa kontratë me universitetin. Tashmë mbetet të shihet si kanë votuar studentët, vota e të cilëve mund të jetë vendimtare për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ditën e sotme, votimi i studentëve, ka shfaqur problematika në disa fakultete, të cilat tashmë janë bërë edhe publike.