Ka përfunduar numërimi të gjitha komunat të cilat ishin në balotazh në Kosovë, ku u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Duke përfshirë raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës është e para si parti në vend me 9 komuna të fituara. Ajo ndiqet me LDK që ka marrë 7 komuna, përfshirë edhe kryeqytetin e Prishtinës.
AAK-ja e Ramush Haradinajt ka marrë 5 komuna, ndërkohë që rezultat i dobët për “Vetëvendosjen” e Albin Kurtit, që ka fituar 4 komuna.
Rezultati pas përfundimit të numërimit:
VV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë
PDK: Mitrovica, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Prizren, Drenas, Dragash
LDK: Lipjan, Pejë, Istog, Viti, Junik, Fushë-Kosova, Prishtinë,
AAK: Deçan, Suharekë, Gjakovë, Klinë, Rahovec
Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Kllokot
Xhafer Gashi: Obiliq
KDTP: Mamushë
Nisma: Malishevë
Lista Serbe: Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;