Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në disa prej qarqeve të vendit. Riaktivizohet sërish zjarri në masivin pyjor në Bërzanë të Lezhës. Vatrat e zjarrit u regjistruan vetëm pak ditë më parë duke rrezikuar të gjithë banorët e fshatit Bërzanë. Edhe këtë të martë riaktivizimi i flakëve rrezikon banesat të cilat ndodhen aty pranë. Zjarrfikëset dhe shërbimi pyjor ndodhen në vendngjarje por ndërhyjra vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri po ashtu favorizohet edhe nga era e fortë.