Ne mbedhjen e sotme te Qeverise eshte vendosur lirimi nga detyra i kreut te AKU dhe zevendesimi i tij. “Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë. Agron Hetoja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)”- thuhet ne vendimin e sotem te qeverise.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Agron Hetoja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.