Pas një shkëputjeje rreth dy-mujore, zbatimi i ligjit të vettingut, pjesë e reformës në drejtësi do të rinisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të mblidhet në datën 3 tetor për të zhvilluar seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli.
Gjyqtari Ahmet Jangulli është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues i KPK do përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari. Gjyqtari i Administratives do t’i nënshtrohet Vettingut për tre komponentë kryesorë siç janë pasuria, kriteri moral dhe aftësitë profesionale.